Provokimet antishqiptare u kushtojnë 5 serbëve me rrahje dhe therje

Dy grupe huliganësh serbë janë rrahur ditën e martë në raste të ndara pas përleshjeve me disa shqiptarë.

Incidenti i pare ka ndodhur në afërsi të Çarshisë së Vjetër dhe qendrës tregtare “Mavrovasja” dhe ai është nxitur nga huliganët serbe, të cilët kanë provokuar kalimtarët e rastit me flamuj serbe dhe thirrje antishqiptare.

Një grup të rinjsh shqiptarë menjëherë kanë reaguar kundër këtij grupi të tifozëve, me ç`rast kanë pësuar tifozët serbë.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka bërë të ditur se dy personat e rrahur në incidentin që ndodhi në mesditë janë serbë nga Podgorica e Malit të Zi.

Ata kanë ardhur në Shkup për të ndjekur ndeshjen e futbollit midis Maqedonisë dhe Serbisë.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Qytetit dhe më pas janë lënë të lirë.

Per incidentin e dyte policia maqedonase bën të ditur se tre tifozë serbë janë lënduar nga një grup i sulmuesve të paidentifikuar, para një ndeshje futbolli për kualifikimet e Kampionatit Botëror, ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë.

Tre meshkujt, njëri prej të cilëve është therur, janë dërguar në spitalin e Shkupit, por plagët e tyre nuk janë aq të rënda dhe nuk konsiderohen kërcënuese për jetën.

Nuk ka asnjë arrestim lidhur me rastin dhe ende nuk dihen motivet e sulmit.

Policia maqedonase i ka forcuar masat e sigurisë para ndeshjes së sotme në Shkup.

 

Artikulli paraprakAlbert Prenkaj, drejtor i Akademisë Diplomatike të Kosovës
Artikulli vijuesClinton merr përgjegjësinë për vdekjet në Ambasadën në Libi