Njëri nga emërtimet e çezmës në gjuhën arabe është edhe hanefije. Ky emërtim më së shumti mund të dëgjohet në Egjipt dhe Siri.
Ky emërtim rrënjët i ka në shekullin e 19 kur në Egjipt çezmat në këtë formë filluan të përhapen në vende publike, xhami dhe në shtëpitë e disa njerëzve të pasur. Për këtë shumë dijetarë, sidomos nga shafijt dhe malikijt i kundërshtuan këto lloje të çezmave, sepse kishin profit nga shitja e ujit, siç mund të shihet edhe sot e kësaj dite në Maroko, ku njerëzit e shesin ujin nëpër rrugë. Disa jurist shkuan deri aty sa thanë se nuk është në rregull të merret abdes nga këto çezme, sepse vinin në pikëpyetje pastërtinë e ujit.
Në anën tjetër dijetarët e medhhebit hanefij lejuan këto çezme si dhe përdorimin e ujit nga këto. Dhe nga këtu çezmat filluan të emërtohen edhe hanefije.
Burimi: Preporod.com
(Islampress)