Prej disa ditësh ka nisur sezoni i qershive, të cilat janë të dashura për shumë njerëz. Por a i dini të gjitha vetitë që ato kanë? Qershitë janë të pasura me vitaminë C dhe plotësojnë fare mirë këtë nevojë të trupit.
Një tjetër veti e tyre është se reduktojnë dhimbjen e muskujve dhe rekomandohen për ata që stërviten rregullisht. Lëngu i qershisë është shumë i mirë për të ulur presionin e gjakut, ndaj kush ka probleme të tilla nuk duhet të hezitojë. Një tjetër veti e qershive është se mbrojnë trurin nga sëmundje të ndryshme.
Është e ditur prej kohësh se përdorimi i lëngut të qershive lufton pagjumësinë për shkak të hormonit të melatoninës, i cili ka rol rregullues për gjumin.