Të kafshosh thonjtë është problem psikologjik

Kafshimi i thonjëve nuk është vetëm e shëmtuar nga ana estetike dhe higjenike por edhe nje problem psikologjik.

Një studim gjerman ka treguar se njerëzit që kafshojnë thonjtë e kanë të vështirë të heqin dorë nga zakoni i tyre. Sipas tyre, ky është një problem serioz psikologjik që mund të zgjidhet me ndihmën e një mjeku.

Studiuesit shpjegojnë se shkaku pse njërëzit që kafshojnë thonjtë e tyre është stresi.

Sipas statistikave, gjysma e fëmijëve dhe të rinjve të moshës 10 dhe 18 vjeç kafshojnë thonjtë herë pas here, ndërsa e 1/3 e fëmijëve dhe 45% e adoleshentëve i kafshojnë thonjtë sipas ditëve.

Për të shmangur këtë zakon të keq, studiuesit sugjerojnë teknikat e relaksimit, stërvitjes apo edhe shtimi i orëve të gjumit. /albeu/kohaislame

Artikulli paraprakNokia prezanton Asha 503 (VIDEO)
Artikulli vijuesErdogan kërcënon me largim të diplomatëve të huaj