Ndonëse të gjithë e duan gjumin, nganjëherë është më mirë të sakrifikoni atë, të zgjoheni herët dhe të filloni ditën me aktivitete, në mënyrë që të jeni më aktiv dhe energjik gjatë ditës.
Studimet e ndryshme tregojnë përfitimet shëndetësore që kemi, nëse zgjohemi herët, duhet filluar nga një metabolizëm më i shpejtë e deri tek një mendje më aktive gjatë gjithë ditës.
Përderisa nuk ka ndonjë kohë perfekte për të stërvitur, të ushtrosh në mëngjes duket se do të përfitoni disa rezultate të mira shëndetësore, prej rritjes së disponimit tuaj e deri tek nivelet tuaja të energjisë.
Këto janë disa prej arsyeve pse duhet të zgjoheni herët në mëngjes:
Do të ndjeheni më të fuqishëm
Do të jeni më aktiv në punë
Do të djegni më shumë yndyrë
Do të rritni metabolizmin
Do të bëni gjumë më të mirë.