Pse është e mirë qepa e re

Ekspertët pëlqejnë ta quajnë qepë pranverore, sepse është karakteristike për këtë periudhë të vitit.

Qepa e re është ushqim të cilin duhet ta hani çdo ditë. Shumë njerëzve u pengon shija dhe aroma e qepës, por kjo nuk është arsye pse nuk duhet ta konsumoni. Shijen dhe aromën mund ta lehtësoni ashtu që e vendosni në sallata, perimet e preferuara, gjellët e ziera dhe në tavë.

Qepa e re fsheh shumë përparësi shëndetësore, ndërsa konsumimi i përditshëm mund t’ju ndihmojë te:
• Ulja e nivelit të sheqerit në gjak;

• Rregullimi i nivelit të kolesterinës;
• Rregullimi i nivelit të tensionit të gjakut;
• Reduktimi i rrezikut nga krijimi i kancerit, veçanërisht kanceri i zorrës së trashë;
• Lehtësimi i inflamacioneve kronike në trup;
• Reduktimi i radikaleve të lira.

Kompozimet të cilat janë përgjegjëse për aromën dhe shijen e pakëndshme po ashtu janë përgjegjëse edhe për veçoritë shëruese të qepës. Kuercetina është përbërësi më i njohur i qepës dhe ka veçori të fuqishme antiinflamatore.

Është burim i mirë i tiaminës, vitaminës B6, acidit folik, magnezit, fosforit dhe zinkut. Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave dietale, vitaminës A, C, K, riboflavineve, kalciumit, hekurit, kaliumit dhe manganit./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakJa si t’i mbroni kockat…
Artikulli vijuesNgjarje e vërtetë në Gjermani