Ja si t’i mbroni kockat…

A e dinit se ushtrimet e pabëra gjatë fëmijërisë apo në rini, mosmarrja e mjaftueshme e kalciumit dhe konsumimi i tepërt i kripës dëmtojnë kockat tuaja?

Sipas specialistëve, ju mund t’i mbroni kockat pavarësisht moshës që mund të keni duke u ushqyer mire, duke bërë ushtrime dhe qëndruar larg cigares. Ndërkohë që trupi dhe hormonet ndryshojnë, ju duhet të bëni disa gjëra për të mbrojtur kockat:

Ushqyerja e shëndetshme mbështet zhvillimin e kockave: konsumoni shumë zarzavate, fruta dhe produktet me pak yndyrë të qumështit. Krahas kësaj femrat të cilat rrezikohen më shumë nga shkrirja e kockave duhet të marrin dhe 1000 mg kalcium në ditë dhe 400-800IU vitaminë D. Pas moshës 45-50 vjeç femrat duhet të konsumojnë më shumë kalcium dhe vitaminë D. Stili i ushqyerjes me shumë kripë lidhet me hedhjen jashtë trupit të kalciumit. Për këtë arsye mundohuni të qëndroni larg kripës.

Qëndroni në lëvizje: ushtrimet fizike kanë një efekt më të madh se konsumimi i kalciumit. Të vraposh, të ngresh pesha, të hidhesh me litar janë rrugët më të mira të forcimit të kockave.

Të lësh cigaren: nëse bëjmë një krahasim me femrat që nuk e pinë fare cigaren rezulton se hormonet tek femrat duhanpirëse pakësohen më shpejt dhe në lidhje me këtë bie dhe dendësia e kockës dhe rritet rreziku i shfaqjes së osteoropozës.

Zbuloni sëmundjen: në mjekësi ekzistojnë dy terma të lidhur me dendësinë kockore. E para është osteopenia. Kjo tregon dendësinë e ulët kockore që mund të kemi. 20 % e femrave preken nga ky shqetësim para fillimit të menoapuzës. Ndërsa osteoporoza është më serioze dhe këtu kemi humbje më të mëdha kockore. Veçanërisht kockat e legenit, kyçet janë shumë të ndjeshme dhe mund të thyhen menjëherë. Megjithëse osteoporoza shfaqet zakonisht pas menopauzës ajo mund të shfaqet në çdo lloj moshe.
Ja çfarë duhet të bëni

Në moshën 20-vjeçare: nëse bëni dietë sigurohuni të bëni dhe ushtrime. Sipas studimeve bërja e dietës pa ushtrime nxit shkrirjen e kockave. Vrapimi, ngritja e peshave e ushtrime të tjera që ushtrojnë presion mbi kockat do t’ju ndihmojnë të ruani dendësinë kockore. Por nëse bëni shumë ushtrime mund të nxisni dhe rrezikun e humbjes kockore.

Në moshën 30-vjeçare: ruani kockat tuaja gjatë shtatzënisë. Nëse minimizoni sasinë e kalciumit gjatë shtatzënisë atëherë fëmija do të marrë kalcium nga ju për të plotësuar nevojat e tij. Nëse konsumoni çdo ditë 1000mg kalcium, trupi juaj do të thithë më shumë se zakonisht. Më pas gjatë ushqyerjes së fëmijës me gji kockat tuaja do të ndikohen negativisht nga kjo situatë. Nëse merrni kalcium në sasinë e duhur dhe vitaminë D atëherë do të mund të ruani shëndetin e kockave.
Në moshën 40-vjeçare: bëni ushtrime për të forcuar kockat dhe merrni kalcium plus. Gjëndrat tiroidale mund të përshpejtojnë shkrirjen kockore dhe diabeti i tipit 2 mund të nxisë më shumë rrezikun e thyerjes së kockave. Kjo situate shfaqet më shumë para menopauses. Nëse keni pasur thyerje në moshë të rritur apo në fëmijërinë tuaj keni të sëmurë me osteoporozë, jeni shumë të dobët, konsumoni akoma cigare apo keni hyrë në menopauzë para moshës 40 vjeç atëherë rrezikoheni më shumë nga osteoporoza. Nëse nuk keni hyrë akoma në menopauze atëherë duhet të bëni matjet e dendësisë kockore…

Në moshën 50-vjeçare: në këtë moshë hormonet pakësohen për shkak të fillimit të menopauzës. Për këtë arsye shihet një rritje prej 1-2% e mundësisë së humbjes së kockave. Dhe është pikërisht në këtë moshë ku sasia e kalciumit në ditë shkon në 1 200 miligramë. Disa specialistë mendojnë se edhe marrja e vitaminës D duhet rritur nga 1000 në 1500 IU. Kujdes dhimbjeve të shpinës gjatë kësaj periudhe. Është një shqetësim i përhapur tek femrat mbi moshën 50-vjeçare. Pas kalimit të periudhës së menopauzës përsëriteni testin e dendësisë kockore një herë në 3-5 vjet./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakÇamçakëzi ndikon në shtimin e peshës
Artikulli vijuesPse është e mirë qepa e re