Pse më quani "terorist"?

PSE MË QUANI ‘’ TERRORIST ‘’ ???
Përkushtimi me ibadet, nuk të bën terrorist, nuk të bën terrorist as shkuarja në xhami, nuk të bën terrorist as përkujdesi ndaj fukarave dhe jetimave, nuk të bën terrorist as respekti i prindërve e as i fqinjëve, nuk të bën terrorist as SELAMI, ngase selam do të thotë PAQE, nuk të bën terrorist as respektimi i më të vjetërve e as mëshirimi i më të vegjëlve… Të gjitha këto janë pjesë përbërëse e një besimtari të devotshëm edhe shumë tjera sikur këto, atëherë pyes pse më quani terrorist? Ndoshta dëshironi të jemi sikur ju, drogë, alkool, prostitucion, homosexualitet, degjenerim total, ndoshta atëherë jemi njerëz të paqes e jo terrorista? Mos vallë dëshiruat që edhe ne të fillojmë t’i mbysim fëmijët në barkun e nënës së vet, apo fëmijëve të sapolindur t’ua marrim organet, apo ndoshta dëshiruat që edhe ne të fillojmë t’i dhunojmë vajzat e vogla, apo t’i masakrojmë gra e burra, fëmnijë e pleqë, apo ndoshta dëshiruat që edhe ne të fillojmë t’i bombardojmë dhe shkatërojmë vendbanime të tëra dhe t’i largojmë me dhunë popuj të tërë? Nëse po, faleminderit, ne jemi musliman e nuk jemi terrorista

Sedat RUSHIDI

Artikulli paraprakMediat Islamofobe nga Prishtina prap i gjuhen Hoxhë Shefqetit (pse ka veturë Shefqeti thonë ata)
Artikulli vijuesShembull në mesin tonë