“Report Tv” zbardh detaje të reja nga hetimet për rrëzimin e helikopterit të ushtrisë, për shkak të të cilit mbetën të vdekur, dy pilotët kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha, si dhe u plagos ushtari Gerald Baramuça.
Burime të grupit të hetimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Policisë së Shtetit, thanë se, nga hetimi është ngritur dyshimi se helikopteri është rrëzuar nga një problem në motorin e tij.
Burimet thanë se, ky dyshim është ngritur bazuar në këqyrjen e helikopterit por edhe në dëshmitë e marra në vendin e ngjarjes.
Ekspertët kanë ngritur dyshimin se, ky problem ka shkaktuar edhe mosfunksionimin e helikës së helikopterit, e përbërë kryesisht me fibër karboni. Po kështu sipas burimeve, është përjashtuar deri në këtë moment të hetimit, gabimi njerëzor i pilotëve.
Sipas të njëjtave burime, helikopteri ka nisur të humbë lartësi dhe kur ka qenë afërsisht 20 apo 30 metra mbi liqen, ai është mënjanuar.
Në këtë kohë ushtari profesionist Gerald Baramuça është hedhur nga helikopteri, ndërsa ai ka vijuar të fluturojë për inerci edhe shumë metra më tej.
Ndërkaq të premten dhe të shtunën ekspertët e ushtrisë dhe të policisë, kanë bërë një përpjekje për të nxjerrë helikopterin me jastëkë ajri, ose me një helikopter tjetër.
Ky proces është bllokuar nga kompania “Eurocopter” gjatë ditës së premte, me qëllim që ata të jenë të pranishëm gjatë këqyrjes dhe gjatë procesit të nxjerrjes dhe gjatë veprimeve të tjera ekzaminuese.
Ndërkaq, gjatë kësaj të shtune qe e pamundur kryerja e veprimeve në ujë, për shkak të dallgëve të liqenit dhe më pas për shkak stuhisë që shpërtheu.
Gjatë kërkimeve dhe kontrolleve të kryera gjatë këtyre dy ditëve, nga ekspertët e Policisë dhe Ushtrisë është bërë e mundur të nxirret nga fundi i Liqenit një ndenjëse që ishte e zhytur në thellësi, dhe e disa pjesëve të tjera të helikopterit.
Ato kanë qenë kryesisht veshje fibrash, apo pjesë të tjera të shpërndara të helikopterit në një perimetër prej rreth 60 metrash.
Po kështu ekspertët kanë pohuar se helikopteri ndodhet i përmbysur në liqen me helikën poshtë dhe me slitat mbi ujë.
Mes sendeve të gjetura, grupi hetimor ka administruar edhe orën e dorës së Floran Deliajt, e cila sipas burimeve edhe tri ditë pas aksidentit e tregonte kohën me saktësi.
You Might also Like
Mercedesi “së shpejti” vjen me koncept të ri elektrik
Mercedes-Benzi ka njoftuar se është duke punuar në një koncept të ri elektrik. Në një…
By
Redaksia
1 Min Read
Fotot: Tmerri sirian, banorët e izoluar nga lufta po hanë mace e qenë
Sirianët që kanë ngecur në tre qytete që ajën arënë luftimesh po detyrohen të hanë…
By
Redaksia
1 Min Read
SANKSIONET KUNDËR SIRISË DHE IRANIT DOBËSOJNË INTERESAT EKONOMIKË TË RUSISË
Shefi i diplomacisë ruse, Sergueï Lavrov deklaroi se sanksionet amerikane kundër Sirisë dhe Iranit dobësojnë…
By
Redaksia
0 Min Read
Haradinaj takon drejtorin e CIA-s
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara…
By
Redaksia
1 Min Read
Një xhami 5 shekullore në brigjet e Durrësit
Xhamia Fatih është xhamia e tretë më e vjetër në Shqipëri pas asaj të Beratit…
By
Redaksia
9 Min Read
Demolimi i Xhamisë – Tateshi: MPB nuk po respekton Ligjin në lidhje me ngjarjet e Kriva Pallankës
Bekim Tateshi nga Lëvizja për reforma në PDSH në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve…
By
Redaksia
2 Min Read
