Publikohen fotot e para të Samsung Galaxy S6 Edge Plusit

Samsungu duket se përpos telefonit të shumë përfolur Galaxy Note 5 është duke punuar edhe në telefonin Galaxy S6 Edge Plus.

“All About Samsung” ka postuar disa fotografi që supozohet të jenë të versionit më të madh të telefonit të famshëm të kompanisë.

Edhe pse kjo uebfaqe nuk raporton për specifikat e telefonit, në fotografi shihet se telefoni është me madhësi të përafërt me Note 4, që vërteton spekulimet e mëhershme se telefoni është 5.7-inç.


Po ashtu shihet se e krani është pak i lakuar, megjithatë jo i stilit S6 Edge dhe nuk mund të shihet as vend për microSD kartelë e as ndonjë laps teknologjik.

Sa i përket specifikave tjera, S6+ besohet se do të ketë procesor Exynos 7420.

Raportohet se kompania këtë telefon do ta lansojë për të rivalizuar iPhone 6 Plusin dhe HTC One M9 Plusin.

Artikulli paraprakZbulohet cili ministër e bleu biletën e aeroplanit 6 mijë e 843 euro
Artikulli vijuesFamiljet e viktimave të Germanwings refuzojnë dëmshpërblimet 25 mijë euro