Samsung prezanton Galaxy Core Advance

Samsung ka shtuar edhe një model të ri të telefonit të mençur në linjën e saj të telefonave mesatar, përkatësisht modelin Galaxy Core. Prodhuesi jugkorean e ka lansuar modelin e ri Galaxy Core Advance, pas lansimit të modeleve të ngjashme Galaxy Core dhe Core Plus më herët gjatë vitit.
Samsung Galaxy Core Advance vjen me dizajn të ngjashëm të modeleve Core, por sjell karakteristika më të mira harduerike. Core Advance posedon ekranin me diagonalen prej 4.7-inç TFT me WVGA.

Për më shumë, Galaxy Core Advance sjell procesorin dual core me 1.2 GHz, 1 GB RAM dhe 8 GB memorie të brendshme me kartelën microSD.

Kamera e pasme me 5 mega-piksel dhe kamera e përparme VGA janë pjesë e këtij telefoni gjithashtu, bashkë me Android 4.2 Jelly Bean dhe baterinë me 2,000mAh. / Telegrafi /

Artikulli paraprakRusia heq ndalimin e përkthimit të Kur’anit
Artikulli vijuesBrukseli “shuplakë” Kosovës