Publikohet filmi me homoseksualët shqiptarë

Pesë muaj pas daljes së lajmit mbi realizimin e dokumentarit të parë me çiftet homoseksuale shqiptare, publikohet edhe videoja e plotë ku dy çifte homoseksuale shqiptare rrëfejnë jetën e tyre.

“Të fshehur mes jush”, titullohet filmi dokumentar prej 12 minutash, ku një çift gay dhe një çift tjetër lesbikesh rrëfejnë lidhjen e tyre e që nuk ka diskutim se është e çrregulluar.

Në lidhje me diskutimin që po bëhet në gjithë botën nëse të qenët homoseksual është devijim apo diçka normale, një nga vajzat që  rrëfen historinë e saj pohon se “unë nuk e ndiej veten të sëmurë, por nëse jam e sëmurë, qofsha kështu gjithmonë”.

Çifti i dy djemve rreth 20 vjeç dhe dy vajzave gati 30 vjeç nuk guxojnë të shfaqen me fytyrë në këtë dokumentar, për faktin se nuk ndihen gati të humbasin personat e tyre të afërm, që edhe mund t’u largohen sapo ta marrin vesh këtë fakt./kohaislame

Artikulli paraprakLargohet ministrja Jankullovska nga MPB
Artikulli vijuesDiarreja