Paralajmërohen dëshmi tjera për Smilkovcin

Një këngëtar boshnjako-maqedonas Elvir Mekiq pritet të jetë dëshmitarë për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Kërkesa për dhënien e dëshmisë nga këngëtari është bërë nga Naser Raufi, avokati i gjashtë shqiptarëve të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill 2012 pranë liqenit të Smilkovcit.

Këngëtari Mekiq një ditë para se të ndodhë vrasja, kishte xhiruar nga video-klip në afërsi të liqenit. Ai gjatë tërë kohës një ditë para masakrës ka qenë i pranishëm pranë këtij lokacioni, ndërsa avokati Raufi thekson se nga xhirimet e bëra mund të sigurohet ndonjë detaj.

Avokati Raufi ka paralajmëruar edhe dëshmi të tjera dhe dëshmitarë të tjerë. Sipas tij, disa nga dëshmitarët do të vërtetojnë alibinë e akuzës. Ai ka theksuar se ka dëshmitarë që në ditën e krimit kanë qenë në rajonin e Smilkovcit.

“Mendoj se nga gjykata do të na mundësohet që të dëshmojmë me gjithë këta dëshmitarë, për shkak se bëhet fjalë për një akuzë serioze. Përveç këtyre dëshmive verbale dhe okulare, ne kemi edhe dëshmi të tjera që do ti publikojmë në të ardhmen”, theksoi avokati Naser Raufi. (INA)/kohaislame

Artikulli paraprakLogjika matematikore
Artikulli vijuesSamsung përgatit edhe Samsung Galaxy S4 Mini?