Putin fajëson Evropën për krizën e emigrantëve

Presidenti rus, Valdimir Putin, ka thënë se për të nuk është e befasishme kriza e refugjatëve në BE pasi që Rusia së fundmi ka tërhequr vërejtjen se Evropa si pasojë e politikave perëndimore në Lindje të Mesme dhe Afrikën Veriore do të ballafaqohet me emigrantë. Ai ka cekur se edhe grupe terroriste që terroziojnë popullatën në ato vende kanë mjaft ndikim
“Mendoj që kriza është e pritur. Unë personalisht dhe ne në Rusi disa herë kemi paralajmëruar për këto probleme të mëdha ë mund të ndodhin nëse shtetet perëndimore do të zbatojnë politikat e tyre të mangëta, e veçanërisht në botën myslimane”, ka thënë Putin para gazetarëve në Formun Ekonimin lindor në Valdivostok, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë Komet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Evropës të pranojë 200.000 emigrantë sirianë.

Artikulli paraprakVdes një refugjat në Hungari
Artikulli vijuesArrestohen 4 trafikantë përgjegjës për vdekjen e fëmijës sirian (Foto)