Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nisur vizitën dyditore në Egjipt.
Të dyja vendet synojnë të thellojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të diskutojnë çështje madhore të sigurisë rajonale.
Para udhëtimit, Putin e ka përshkruar Egjiptin si “partner të vjetër dhe të besueshëm” të Rusisë.
Putin shihet si mbështetës i rëndësishëm i presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, i cili është kritikuar nga Perëndimi për shtypjen e disidentëve.
Al-Sisi, ish-shef i ushtrisë, është zgjedhur president pasi lideri i mëparshëm, Mohamed Morsi, është përmbysur në vitin 2013.
Qindra mbështetës të ish-presidentit islamist kanë vdekur në përleshjet me policinë dhe shërbimet e sigurisë./rel/kohaislame