Putin ul me 10% rrogën e vet dhe të zyrtarëve të lartë

Për shkak të rënies së çmimit të naftës dhe përkeqësimit të rublës, Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi se reduktoi pagën e tij dhe të disa zyrtarëve të lartë rusë.
 
”Nga 1 marsi deri më 31 dhjetor 2015, pagat e presidentit rus, kryeministrit, Dmitri Medvedev, të prokurorit të përgjithshëm, Iouri Tchaika dhe të presidentit të Komitetit të hetimit, Alexandre Bastrikine do të pësojnë një ulje me 10 për qind”, sipas një dekreti të nënshkruar nga Putini.

Ky reduktim do të aplikohet gjithashtu për pagat e personave të punësuar në administratën presidenciale dhe në kabinetin e qeverisë, sipas një dekreti të dytë të nënshkruar sot nga presidenti.
Në muajin prill 2014, një dekret i Kremlinit trefishoi pagën e Putinit, i cili pretendonte se bënte një jetë të thjeshtë dhe se ishte në vitin 2013 më pak i paguar se ministrat e tij.
Që prej disa muaj, Rusia është prekur nga një krizë e rëndë ekonomike, shkaktuar nga sanksionet e perëndimorëve lidhur me konfliktin ukrainas dhe rënien e çmimit të naftës.kohaislame
Artikulli paraprakNYT: Kosovarët që dje luftuan për tokën e tyre, sot po ikin prej saj
Artikulli vijuesErdogan: I madh është ai, që u del për zot nevojtarëve