Somalia përballet me “krizë të re të urisë”

August 1992 - Berdale, Somalia - During the height of the Somalia famine, starving children line up to receive food at a feeding station in Berdale. More than 300,000 people died of hunger. Phot Credit: ANDREW HOLBROOKE/CORBIS

Somalezët, të cilët braktisin vendbanimet e tyre për shkak të thatësirës dhe urisë dhe strehohen në kampe refugjatësh, thonë se edhe këtu përballen me gjendje të ngjashme

E përfshirë prej disa vitesh nga përleshjet e brendshme, Somalia thuhet se po përballet me krizë të ngjashme të thatësirës dhe urisë sikurse ajo që ndodhi në vitin 2011, shkruan Anadolu Agency (AA).

Somalezët, të cilët braktisin vendbanimet e tyre për shkak të thatësirës dhe urisë dhe strehohen në kampe refugjatësh, thonë se edhe këtu përballen me gjendje të ngjashme. Ata kanë probleme të sigurojnë kafshatën e gojës dhe ujë për të pirë, kurse këtë situatë ata e cilësojnë si “agjërim i detyruar”.

Në Somali, vend ku ndihmat humanitare arrijnë në sasi të kufizuara, mijëra persona në kampet e refugjatëve ngelen të detyruar të ballafaqohen me të ngrohtin e drekës dhe të ftohtin e natës në strukturat e dobëta. Aktualisht, në kampin e ngritur në rrethinën e kryeqytetit Mogadishu gjenden të strehuar gjysmë milion persona, shumica e të cilëve janë nga rajonet Bay, Shebelle e Poshtme dhe Bakul.

Për të siguruar një shujtë brenda ditës, formohen radhë të gjata njerëzish që presin me qese në duar, gjendje kjo e cila atyre u sjell në kujtime krizën e urisë që kaploi vendin në fund të vitit 2011.

Mreyema Muhammed, duke rrëfyer për AA problemet që ka përjetuar, thotë se ndihet e dëshpëruar pasi ka vështirësi të gjejë diçka për të ngrënë për fëmijët e saj.

E ëma Muhammed thekson se vendin ku jetonin e kanë braktisur nga frika që fëmijët të mos vdesin nga uria. “Braktisëm shtëpinë nga uria. Nuk mundëm të gjejmë gjë tjetër pos kësaj shujte të dhënë e cila nuk mjafton madje për t’u ngopur. Për shkak të urisë, fëmijët tanë nuk janë në gjendje të presin për një shujtë të dytë. Na mungojnë madje nevojat më të thjeshta për jetë. Gjendja që po përjetojmë është sikur agjërim i detyruar”, shprehet Muhammed.

“Jeta këtu është shumë mizore,” thotë Muhammed, duke shtuar se janë të shqetësuar që gjendja të mos përkeqësohet edhe më tej.

Detyrohen t’i ushqejnë fëmijët me bukë të prishur

Ndërkaq, somalezi Shukri Abdi, vë në pah se familjet nuk mund t’i ruajnë ushqimet e pranuara për ditën e radhës për shkak të temperaturave të larta.

“Unë marrë ushqimet e shumë familjeve për t’i ruajtur, ndërsa më pas i shpërndaj sërish”, tregon Abdi, duke shtuar se shpesh ngelin të detyruar që fëmijët që nuk mund t’i përballojnë urisë t’i ushqejnë me ushqime të prishura.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke, shpresë për somalezët

Gjysmëhëna e Kuqe Turke, e cila ka lënë mbrapa organizatat e tjera ndërkombëtare për sa i përket ndihmave për somalezët, është bërë shpresë për të prekurit nga thatësira. Ekipi i Gjysmëhënës së Kuqe Turke nga java e kaluar filloi me punime humanitare, pasi së bashku me drejtorin e përgjithshëm Mehmet Güllüoğlu vizituan kampet në vend.

Aliya Ahmed, njëri nga banorët e kampit, duke theksuar se janë të mëdha pritjet nga vizita e Güllüoğlu, rikujtoi sakrificat e “organizatave humanitare turke” gjatë krizës së urisë në vitin 2011.

“Kemi shpresa të mëdha nga Turqia për zvogëlimin e problemeve tona që shtohen çdo ditë”.

Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Dr. Mehmet Güllüoğlu, gjatë vizitës së tij kishte thënë se “Gjendja humanitare në Somali po përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Niveli i rrezikut nga uria po rritet me kalimin e ditëve. Ka nevojë urgjente për produkte humanitare. Shumica e njerëzve në kamp ndiejnë nevojat më të thjeshta për jetesë.”

Güllüoğlu kishte theksuar se gjendja aktuale në Somali nuk është më ndryshe nga ajo e vitit 2011, duke shtuar se ndihmat do të dërgohen në të gjitha rajonet e prekura nga kriza.OKB paraprakisht deklaroi se 6,2 milionë persona, që përkojnë gati me gjysmën e popullsisë së vendit, kanë nevojë për ndihmë humanitare, kurse 2,9 milionë persona janë “nevojtarë për ndihmë urgjente”.

Artikulli paraprakEkskluzive: Ahmet Krasniqi figuron në listën për krime lufte në Kroaci me uniformën e APJ-së (Dokument)
Artikulli vijuesErdoğan: Secili që cenon paqen në Turqi do të pagujë çmimin