Njoftohet se presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhër që prej nesër të tërhiqen një pjesë e madhe e forcave ruse nga Siria, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve ruse TASS, njoftoi se Putin ka zhvlluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov dhe ministrin e Mbrojtjes, Sergey Shoygu në lidhje me situatën në Siri. Sipas lajmit të TASS, Presidentin i Rusisë në këtë takim i ka dhënë udhëzim Shoygu-t që duke filluar prej nesër të zbatohet tërheqja e një pjese të madhe të forcave ruse në Siri.
“Mendoj se Ministria e Mbrojtjes dhe ushtria i kanë përmbushur në përgjithësi detyrat e tyre” ka thënë Putin, duke kërkuar ruajtjen e statusit të bazës detare në Tartus dhe bazës ajrore ushtarake në Himeymim.
Gjithashtu edhe në njoftimin në ueb faqen zyrtare të Kremlinit, u konfirmua se Putin-i dhe presidenti sirian Bashar Al-Asad kanë zhvilluar një bisedë telefonike dhe kanë rënë dakord për tërheqjen e forcave ruse nga Siria.