Një herë e një kohë, një mbret francez nxori një dekret sipas cilit ndalohej veshja e stolive të floririt për të gjithë femrat. Ky verdikt u prit shumë keq nga popullata dhe reagimet qenë të ashpra. Të gjitha gratë refuzuan ti binden këtij urdhëri të çuditshëm, madje, jo vetëm që nuk iu bindën, por i shtuan dhe më shumë stolitë e arta. Pakënaqësia dhe neveria pikasej menjëherë në fytyrat e tyre. Kjo situatë e tronditi mbretin i cili mblodhi urgjentisht këshilltarët e tij për tu konsultuar. Sigurisht, debati ishte shumë i nxehtë.
Njëri nga këshilltarët i tha me vendosmëri:”Lartmadhëri! Duhet të heqësh dorë nga ky vendim për hir të interesit publik.”
Një tjetër ia priti aty për aty:”Jo, kjo do të interpretohej si dobësi dhe tregues frike. Ne duhet të përdorim qoftë dhe forcën për zbatimin e ligjit.” Kështu, këshilltarët u ndanë në dy pjesë, mbështetës dhe kundërshtues.
I gjendur ngushtë, mbreti u tha:”Avash, avash! Mos u ngutni, por më sillni të mençurin e qytetit.”
Me të mbërritur i mençuri i qytetit, mbreti ia qau hallin që e kishte zënë. I mençuri i tha:”Lartmadhëri! Njerëzit nuk do të binden nëse mendon sipas asaj që kërkon ti dhe jo sipas asaj që kërkojnë ata.”
Mbreti e pyeti:”E ç’të bëjmë sipas teje?! Mos u dashka të heqim dorë?!”
I mençuri iu përgjigj:”Jo, por nxirr një urdhër tjetër i cili e ndalon veshjen e stolive të floririt për të gjitha gratë e bukura, të cilat s’kanë nevojë për xhingla mingla për tu zbukuruar. Mandej, nxirr një urdhër tjetër sipas të cilit u lejohet vetëm shëmtaraqeve dhe plakave të veshin stoli floriri, për të mbuluar shëmtinë dhe rrudhat e fytyrës.”
Mbretit iu duk mendim i qëlluar ky dhe ashtu veproi. Brenda pak ditëve pothuaj të gjitha gratë hoqën dorë nga stolitë e floririt dhe secila, kur dilte para pasqyre thoshte: E ku ka nevojë kjo bukuri e rrallë për xhingla mingla floriri!”
Atëherë, i mençuri i tha mbretit:”Vetëm kështu të binden njerëzit lartmadhëri. Vetëm duke menduar sipas mendjes së tyre dhe duke hyrë nga shtegu i ndjenjave mund ti bësh për vete.”
Urtësia:
Formulimi i fjalëve është një art më vete të cilin duhet ta perfeksionojmë përgjatë ligjërimit tonë propogandist, edukativ dhe arsimor. Vetëm kështu mund ti lidhim njerëzit me të mirën dhe ti largojmë nga e liga. Marrësi dhe dëgjuesi i ligjërimit, duhet të kuptojë sa e dobishme është në rangun personal ajo që i themi të zbatojë, ose ajo që i themi të distancohet prej saj. Asgjë tjetër nuk mund të depërtojë tek zemrat siç depërton fjala e butë, buzëqeshja, dashamirësia dhe zemra e pastër.
You Might also Like
“Biznesi” i trafikantëve me refugjatët sirianë
Në ishullin grek Lezbos mund të gjesh veshje shpëtimi pothuajse në çdo cep, veshje që…
By
Redaksia
2 Min Read
Google ofendon myslimanët, ky ishte zbulimi i fundit
Gjiganti i kërkimeve Google është detyruar të kërkoj falje pas gabimit algoritmatik të kërkimit, ku…
By
Redaksia
2 Min Read
Besoj në Zot, nuk e dëmtoj askënd, Kaq (video)
Hoxhë Bekir Halimi Dikush mjaftohet me të qenët besimtar me zemër i Zotit Fuqiplotë dhe…
By
Redaksia
4 Min Read
Vucic: Ishim afër rrahjes, Hajredin Kuçi ju vërsul Daçiçit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë një detaj nga takimet që i zhvillon me…
By
Redaksia
1 Min Read
Në zemrat e pacientëve vendosen pajisje pa afat
Kardiologjisë në QKUK ka vendosur në zemrat e pacientëve elektroda të risterilizuara pasi u kishte…
By
Redaksia
2 Min Read
Njeriu i mirë
Më donte shumë, e unë shumë kisha dëshirë t’i dëgjoj këshillat e tij. Si çdoherë,…
By
Redaksia
5 Min Read
