Q519T telefoni më i ri ZTE

ZTE prezanton telefonin më të ri Q519T, një model që është i pasjisur me bateri me kapacitet 4000mAh, e cila do të zgjasë për 35 ditë.

Pjesë tjetër e modelit të ri ZTE është se pajisja ka ekran 5 inç me rezolucion 720 x 1280 pikselë. Ai fuqizohet nga procesori MediaTek MT6735 SoC me katër bërthama me shpejtësi 1GHz, së bashku me kartën grafike Mali T720MP1 GPU, 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme.
Gjithshtu telefoni është i pajisur me dy vende për karta SIM, me rrjetin 4G LTE, Bluetooth 4.0, Wi-Fi dhe lidhjen USB 2.0.

Mësohet se telefoni do të kushtojë 144 dollarë dhe vjen në tre versione ngjyrash, blu, ari ose të bardhë dhe ka të instaluar sistemin Android 5.0.

Artikulli paraprakPo, jam myslimane dhe feministe
Artikulli vijuesApple “aksidentalisht” zbulon verzionin iPhone 6c