Dubai, ja si braktisen makinat luksoze (Foto)

Dubai njihet për pasurinë, lagjet e pallatet luksoze, por jo vetëm. Prej kohësh në rrugët e këtij qyteti ndodh një fenomen i pazakontë, ai i makinave superluksoze të braktisura nëpër rrugë, shpesh të mbuluara nga pluhuri dhe të harruar nga pronarët e tyre, thua se janë objekte pa vlerë.

Markat e këtyre makinave janë nga më të ndryshmet, duke nisur që nga Ferrari, Porsche, Mercedes, Range Rover etj. Në pjesën më të madhe të rasteve, çelësat e tyre gjenden në kroskotin e tyre.

Siç shkruan website italian Tuttomotori, arsyeja e këtij fenomeni kaq të pazakontë, ndodh kryesisht pasi pronarët e këtyre makinave, të cilët kanë gjoba apo borxhe të papaguara, që në Emiratet e Bashkuara konsiderohen krime të dënueshme me burg, preferojnë t’i lenë këto automjete dhe të arratisen përpara se të përballen me veprat penale.

Ndodh edhe që këta pronarë të kenë kaq shumë borxhe sa nuk i përballojnë dot taksat dhe preferojnë që t’i braktisin nëpër cepa të ndryshëm të vendit përpara se të përfundojnë në burg./Tvklan.

  • 1
  • 2
  • 4
  • 3
  • 5
  • 6
  • 7
  • 9
  • 8
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
Artikulli paraprakJa çfarë ndodh me trupin kur lini duhanin
Artikulli vijuesRusia thotë se ka të drejtë të vendosë armatim atomik në Krime