Qëllimi i jetës

Njëra prej dy pyetjeve kryesore në jetë është: “Kush na krijoi neve?”

Dhe, përgjigja është: Zoti ynë. Pasi ne jemi të krijuar, Zoti është Krijuesi.

Ndërsa, pyetja e dytë është: “Përse jemi krijuar?” Për të grumbulluar pasuri dhe famë? Të bëjmë muzikë dhe dashnorë? Të bëhemi burri apo gruaja më e pasur në varr, siç na thuhet shpesh me shaka: “Ai i cili vdiq me më së shumti lojëra të fituara?”

Jo, duhet të ketë më shumë nga jeta, kështu të mendojmë rreth kësaj. Të fillojmë duke shikuar përreth nesh. Po të mos jetosh në shpellë, je i rrethuar nga gjërat që ne i kemi krijuar vet me duart tona. Tani, përse i krijojmë këto gjëra? Përgjigjja, natyrisht, është se ne i krijojmë gjërat për t’i plotësuar disa punë tona të veçanta. Shkurt, ne i bëjmë sendet për të na shërbyer neve. Prandaj, sipas kësaj, përse na krijoi Zoti neve, nëse jo për ta adhuruar atë?

Qëllimi ynë, atëherë, është t’i shërbejmë Zotit. Ne e marrim këtë mesazh nga profetët, sikur edhe nga shkrimet e shenjta, por askund më qartë se sa në Kur’an, librin e shenjtë të Islamit:

“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Kur’an, 51: 56)

Kjo na sjell deri te pika tjetër. Nëse ne e pranojmë Krijuesin tonë dhe faktin se Ai i krijoi njerëzit për t’i shërbyer Atij, pyetja tjetër është: “Si? Si t’i shërbejmë Atij?” Pa dyshim, kësaj pyetjeje i është përgjigjur më së miri Ai i cili na krijoi neve. Nëse Ai na ka krijuar neve për t’i shërbyer Atij, atëherë Ai pret prej nesh të punojmë në mënyrë të veçantë nëse duam ta arrijmë qëllimin tonë. Por, si ta dimë se cila mënyrë është ajo? Si ta dimë se çka pret Zoti prej nesh?

Ja, mendoje këtë: Zoti na e dha neve dritën me të cilën ne mund ta gjejmë rrugën tonë, qoftë edhe natën. Ne e kemi hënën për dritë dhe yjet për orientim. Zoti iu dha kafshëve sisteme të udhëheqjes, më të përshtatshmet për kushtet dhe nevojat e tyre. Zogjtë shtegtarë mund të orientohen edhe në ditët e vrenjtura nga drita e polarizimit. Balenat migrojnë “duke lexuar” fushat magnetike të tokës. 
Salmoni kthehet nga oqeani i hapur për t’i hedhur vezët në vendin e saktë të lindjes në bazë të erës, nëse kjo mund të imagjinohet. Peshku i ndjen lëvizjet e largëta përmes receptorëve shtypës të cilët e përshkojnë trupin e tij.

Disa organizma të detit (për shembull ngjala elektrike) prodhojnë dhe i ndjejnë fushat magnetike që ua lejojnë “të shohin” në ujëra të turbullta ose në errësirën e thellësive të detit. Insektet komunikojnë përmes feromonëve, gjurmët e të cilave i udhëzojnë ato për ushqim dhe pastaj për në shtëpi përsëri. Bimët e ndjejnë dritën e diellit dhe rriten në drejtim të saj; rrënjët e tyre e ndiejnë gravitetin dhe rriten brenda në tokë. Shkurt, Zoti i dha drejtim çdo elemneti të krijesave të tij. 
A mund të besojmë seriozisht se Ai s’do të na japë udhëzim në njërin prej aspekteve më të rëndësishme të ekzistencës sonë, të quajtur arsyeja jonë për të jetuar? Ai s’do të na japë neve mjetet me të cilat ne do ta arrijmë shpëtimin?

Natyrisht se jo. Prandaj, erdhi shpallja. 
Mendo për të në këtë mënyrë: Çdo prodhim ka karakteristikat dhe rregullat e veta. Për prodhimet më të ndërlikuara, karakteristikat dhe rregullat e të cilave s’janë intuitive, janë të siguruara udhëzimet e shkruara. Këto udhëzime janë të shkruara prej atij që e njeh prodhimin më së miri, të cilit i themi prodhues. Këto udhëzime zakonisht fillojnë me paralajmërimet rreth përdorimeve të gabuara dhe përfundimeve të rrezikshme nga kjo, duke vazhduar me përshkrimet se si duhet të përdoret prodhimi siç duhet dhe dobitë që fitohen nëse prodhimi përdoret në këtë mënyrë dhe poashtu sigurojnë kushte specifike të prodhimit dhe udhëzime shtesë përmes të cilave ne mund ta korrigjojmë mosfunksionimin e prodhimit.

Si ndryshon kjo nga shpallja?

Shpallja na tregon neve çka të bëjmë, çka mos të bëjmë dhe pse, na tregon se çka pret Zoti prej neve dhe na tregon se si t’i korrigjojmë lëshimet tona. Shpallja është baza e udhëzimit të përdoruesit, e siguruar si udhëzim për atë që do ta përdor.

Ne e dimë se në botë prodhimet të cilat njihen ose kushtet specifike të tyre që kalojnë konsiderohen të sukseshme kurse ato të cilat s’janë…le të mendojmë rreth kësaj. Secili prodhim që dështon t’i mbush kushtet specifike të fabrikës është i korrigjuar ose fatkeqësisht i ricikluar. Me fjalë të tjera, i shkatërruar. Papritmas ky diskutim bëhet shumë serioz. Sepse, në këtë diskutim, ne jemi prodhim i krijimit.

Por, të ndalemi për një moment dhe të shikojmë si të bashkëveprojmë me gjërat e ndryshme të cilat e mbushin jetën tonë. Përderisa ato e bëjnë atë që dëshirojmë ne, ne jemi të kënaqur me to. Por kur ato prishen, ne çlirohemi prej tyre. Disa janë kthyer në dyqan, disa janë dhënë për bamirësi, por përfundimisht ato përfundojnë në mbeturina, të cilat do të groposen ose do të digjen. Në mënyrë të ngjashme, punëtori i pastërvitur do të largohet nga puna. Tani, ndalu për një minutë dhe mendo rreth kësaj fjalie. Ku u bë ai eufemizëm për dënimin për shkak të ardhjes së jostërvitjes? Personi që i beson mësimeve të kësaj jete e kupton brenda mësimeve të fesë se mund të ketë ditë të mbushura me këtë.

Askush nuk e ka konsideruar dallimin në mes kënaqësisë së Xhenetit dhe torturave të zjarrit të Xhehenemit çështje qesharake.

Përktheu: F. Kaçiu/pertymoter/kohaislameKy artikull është marrë nga www.kohaislame.com.

Artikulli paraprakMogli i jetës reale
Artikulli vijuesBie papunësia në Turqi