Në kuadër të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” sot në Shkup do të fillojë me punë Qendra ruse, kumtoi UCM-ja.
Universiteti i Shkupit e filloi realizimin e këtij projekti vitin e kaluar në bashkëpunim me Ambasadën e Federatës ruse në Republikën e Maqedonisë dhe me fondacionin “Ruski mir”.
Në hapjen solemne do të marrin pjesë rektori i UCM-së Velimir Stojkovski, ambasadori rus Oleg Nikollaeviç Shçerbak, anëtarë të Rektoratit dhe Senatit të UCM-së anëtarë të Qeverisë së RM-së dhe përfaqësues të biznes bashkësisë ruse në Maqedoni.