Qentë endacak shqetësojnë personelin në QKUK

Prania e qenve endacak në oborret e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë bërë shqetësim për personelin mjekësor.

Zyrtarë të këtij institucioni kërkojnë nga organet komunale qe të marrin masa në këtë drejtim.

Ndërsa përfaqësues komunal thonë se çdo institucion duhet të kujdeset për hapësirat e veta.

Në oborret e QKUK-së, pothuajse në çdo kohë janë të pranishëm qentë endacak. Disa nga personeli mjekësorë i QKUK-së, thonë se lëvizjet gjatë orarit të natës janë shqetësuese për ta.

Prania e qenve endacak në oborret e QKUK-së është shqetësim i kahmotëshem thotë zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
”Ne ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që merren me ketë problematikë në momentin kur organizojnë aksione të ndryshme, pavarësisht se ka shoqata që merren me mbrojtjen e tyre, kërkojmë që të merren masa në mënyrë që stafi ta kryej punën e vet”, tha ai.

Komuna e Prishtinës ndërkaq ka projekte të tilla për eliminimin e qenve endacak në tërë territorin e Prishtinës, por jo edhe brenda hapësirave të instiucioneve, shpjegon Asdren Osaj, zëdhënës i Komunës së Prishtinës. ”Është përgjegjësi e institucioneve që në këtë rast të kujdesen për territorin e vet, për oborrin e vet. Në fakt për këtë gjë e obligon edhe ligji për menaxhimin e e hapësirës së përbashkët, ku çdo institucion e ka për obligim të kujdesët për hapësirat”, tha ai.kohaislame

Artikulli paraprakShtatëfishohen grupet kriminale që merren me drogë
Artikulli vijuesChavez kthehet në Venezuelë