Rruga drejt përsosmërisë shpirtërore është e gjatë dhe e thepisur, ajo është opozitë ndaj epshit dhe pasionit të prirur për të keç.
RRAHMAN FERIZI
– Cilat janë simptomat e lumturisë së vërtetë dhe si të arrihet ajo?
Njeriu bashkëkohor, është në kërkim intensiv të vetvetes së tij. Sa më shumë të ketë lumturi, aq më i varfër ndihet. Apo edhe më shumë i shtohen kërkesat e tij. E çuditshme apo jo?
A thua cila është terapia më e mirë e qetësisë shpirtërore për njeriun?
Vërtet pyetje e vështirë! Thuajse jo rehatia është sëmundje pa ilaç. Apo nuk është sëmundje. Është diagnozë. Ilaçin e sajë e kërkojnë vetëm të sëmurët pas “lumturisë” së kësaj Bote?
– Si të implementojmë qetësinë shpirtërore në jetën tonë ?
Thuhet se lumturia arrihet nga ajo që është e dëshiruar, por edhe nga ajo që nuk është në dëshirën tonë?
“Pra edhe në fatkeqësi! Fatkeqësia kur përballet me durim, durimi përfshin gjymtyrët, gjymtyrët nënshtrohen dhe veprojnë sipas tij, atëherë durimi dhe fatkeqësia kthehen në falënderim dhe ëmbëlsi” (El-Xhevziu)
Transmetohet se kur meleku i vdekjes shkoi tek një njeri, me ia marr shpirtin djalit të vetëm të tij.
Kur u kthye tek Krijuesi e pyeti? Ku ishe ? Isha me ia marr shpirtin djalit të vetëm të filanit!
Po çka tha ai, kur ia more pemën e zemrës së tij? Tha të All-llahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi, u përgjigj meleku!
Atëherë All-llahu pastë lavdi i tha melekut të Tij. Ndërtojani një shtëpi në xhenet robit Tim falënderues dhe quaje shtëpia e falënderimit!
– Rinia simbolizon shpirtin e sakrificës
Rinia e cila ushqehet me energji shpirtërore, moral dhe besim, ajo është rini e ardhmërisë dhe perspektivës, Përndryshe rininë e cila e përfshinë pasioni mbi intelektin, zymtësia e mëkateve ia shuan dritën e pasurisë shpirtërore atëherë ajo është e destinuar të dështoj.
Sot ose nesër do të mbetet si gërmadhat e braktisura nga stuhitë e jetës.
Vullneti, elani dhe entuziazmi për jetë janë burim i zemrës me besim, dhe shkak i fuqisë dhe qetësisë shpirtërore.
Zemrat në mëkate dhe errësirë, nxijnë shpirtin dhe shpresën në jetë.”Me të vërtet All-llahu i madhërishëm në tokë krijoi enë, ato janë zemrat tuaja. Më të dashura tek All-llahu janë ato të pastrat dhe të fortat. Të forta janë në fe, të pastra në bindje dhe të buta ndaj vëllezërve “. Më pas tha: ” Zemra e besimtarit është e pastër, në të ekziston një kandil që ndriçon. Ndërsa zemra e pabesimtarit është e zezë, e shuar dhe e degjeneruar” ( Ali Ibn Ebu Talib) *1
– Si të arrihet qetësia shpirtërore ?
Të ndalemi njëherë të trajtojmë llojet e shpirtit, apo nefsit si quhet në gjuhen e Kuranit Famlart.
– Nefsi i prirur për të keç,
– Nefsi vetëqortues,
– Nefsi i ndërgjegjëshem,
– Nefsi i hutuar,
– Nefsi i qete ( stabel).
Rruga drejt përsosmërisë shpirtërore është e gjatë dhe e thepisur, ajo është opozitë ndaj epshit dhe pasionit të prirur për të keç.
– Qetësia shpirtërore arrihet mbi parime të vërteta dhe dispozita të drejta
Parimet janë si gurët në ndërtesë! Rrënimi fillon me të parin, e nuk ndalet derisa të rrënohet ndërtesa tërësisht.
-Drita e shpirtit shuhet me mëkate
“Sikur djalli të mos qarkullonte rreth zemrave të njerëzve, ata ( njerëzit) do të shikonin në botën e padukshme, të qiejve dhe të tokës” Profeti Muhamed paqja dhe mëshira e Zotit qoft mbi të. *2
Transmetohet nga Enes Ibn Maliku ( All-llahu qoftë i kënaqur me të) se ka thënë: “Rrugës duke shkuar të Othmani (All-llahu qoftë i kënaqur me të), vërejta një grua dhe mendoja për bukurinë e sajë. Pasi mbërrita te Othmani (All-llahu qoftë i kënaqur me të), ai duke iu drejtuar të pranishmëve, tha:
Njëri prej jush ka hyrë këtu, ndërsa në sytë e tij janë gjurmët e prostitucionit, a nuk e dini se shikimi i ndaluar është amoralitet (prostitucioni i syrit), andaj pendohuni sinqerisht ose unë do t’ju dënoj!
Atëherë un thash: “A ekziston shpallje pas të Dërguarit, Muhamedit paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të?
Ai u përgjigj: ” Jo, por ajo është mendjemprehtësi, mençuri, fuqi e njohjes dhe intuitë e sinqertë”
-Rrugët e shpëtimi ndaj disfatës shpirtërore
Largimi nga gjërat e irituara dhe të ndyta
– Kujdesi ndaj dritares së zemrës dhe shpirtit – syrit
– Ruajtja dhe pastërtia e fjalës dhe nderit të sajë
– Turpi dhe të pasurit parasysh vëzhgimin e Atij që vigjilon mbi Gjithësinë
– Zemërmirësia, bujaria dhe madhështia shpirtërore
– Durimi dhe vetëmohimi përball sprovës së moralit dhe luksit të dynjasë
– Sinqeriteti në vetmi me Krijuesin dhe në prani të krijesave
– Modestia dhe maturia në lehtësi dhe vështirësi
– Largimi nga mëdyshjet, hulumtimi i të ligave të te tjerëve dhe vetëkontrolli së bashku me vetëllogarinë e vazhdueshme.
-Citate të cilat lanë gjurmë anonime gjatë historisë
Një njeri i devotshëm ka thënë: Mendova dhe meditova rreth dyerve përmes të cilave djalli derton tek njeriu, dhe arrin ta nënshtrojë, duke i shkaktuar disfatë shpirtërore. Arrita në përfundim se depërton përmes dhjetë dyerve, e ato janë:
– Ëndja dhe dyshimi, e ilaç për këtë janë bindja dhe kënaqësia me caktueshmërinë,
– Dashura ndaj jetës dhe shpresa në jetë të gjatë, e i ilaç për këtë është pritja me vetëdije e çastit të vdekjes,
– Të kërkuarit e qetësisë dhe begatisë, e i ilaç për këtë është të pajtuarit me begatit e kaluara,
– Vetadmirimi, e i ilaç për këtë janë dobësia dhe frika nga dënimi,
– Mospërfillja dhe mosrespektimi ndaj njerëzve, e i ilaç për këtë është ruajtja e integritetit dhe të drejtave ndaj tyre,
– Xhelozia, e i ilaç për këtë janë modestia dhe të kënaqurit me atë që e ka caktuar All-llahu,
– Syefaqësia dhe lavdia e njerëzve, e i ilaç për këtë është besnikëria dhe sinqeriteti,
– Koprracia, e i ilaç për këtë është vetëdijshmëria për kalueshmërinë e gjithë asaj që e posedojnë krijesat, ndërsa i përjetshëm është vetëm All-llahu,
– Mendjemadhësia, e i ilaç për këtë është modestia,
– Lakmia, e i ilaç për këtë është të besuarit në atë që është tek All-llahu dhe mosvënia e veshit e asaj që gjendet te njerëzit. * 3
*1. Transmetojn Ahmedi dhe Taberaniu *2. Transmeton Ahmedi
*3. Shih: Fet’hi Jeken, Ç’do të thotë përkatësia ime në Islam