Qeverisë së Australisë i kanë “dalë mbi hundë” qytetarët e papunë të cilët refuzojnë punë, sepse nuk iu përshtatet orari me planet për golf apo ëndrrat për t’u bërë aktorë.
Qeveria e Australisë, siç transmeton AA njoftimin, tha se do të forcojë kriteret për shfrytëzimin e ndihmës së papunësisë për të ulur numrin në rritje të të papunëve, në mesin e të cilëve janë edhe disa me arsyetime kreative për të pranuar ofertat për punë.