Qeveria e Kosovës dënon vrasjen e Ivanoviqit

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër aktin e vrasjes me armë zjarri të politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, përpara selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës.

Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër aktin e vrasjes me armë zjarri të politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, përpara selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës.“Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se akti i vrasjes së Oliver Ivanoviqit sfidon sundimin e ligjit dhe çdo përpjekje për të vendosur rendin në gjithë territorin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.“Dhuna është e papranueshme pa marrë parasysh nga kush vjen dhe ndaj kujt drejtohet”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Ajo ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit dhe njëkohësisht nga mekanizmat e sigurisë kërkon që të kapin autorët e krimit dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë.Lideri i iniciativës qytetare, “Lira, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq është vrarë në mëngjesin e sotëm derisa ishte duke shkuar në selinë e partisë së tij.

Artikulli paraprakPo mendoni të investoni në Bitcoin, mos e bëni?
Artikulli vijuesSerbia ndërpret bisedimet në Bruksel, shkak vrasja e Ivanoviqit dhe kërcënimet e Veselit