Meta flet nga Maqedonia për raportin e tij me Ramën

0
315
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga komisioni i posacem per reformen ne drejtësi te filloje menjehere nga puna per materializimin perfundimtar te rekomandimeve te draft-opinionit te Komisionit te Venecias./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta, speaks during a press conference, where he requested by the Special Committee for reform in justice to immediately begin work on the final materialization of the draft recommendations of the Venice Commission opinion.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta theksoi se raportet që ka me Edi Ramën nuk kanë asnjë ndikim tek sjellja e tij si kryetar i Republikës së Shqipërisë.

Sipas Metës, nga 24 korriku, kur mori detyrën e presidentit, partia e tij është vetëm kushtetuta e Shqipërisë.

“Raportet midis politikë me njëri-tjetrin kanë zero ndikim tek sjelljet tek sjelljet dhe veprimet e mia si president. Nga 24 korriku unë kam vetëm një parti që është kushtetuta e Shqipërisë dhe nuk më intereson asgjë që ka lidhje me të kaluarën time apo me raportet në të kaluarën me cilin do. Një nga arsyet që u zgjodha si president ishte se nuk kishte kandidat më të mirë për të përfaqësuar opozitën.” – u shpreh Meta në një intervistë për emisionin “200”, i pyetur për raportin e tij me kryeministrin e vendit.