Qeveria e Kuvendi kanë kohë vetëm edhe 20 muaj për Trepçën

Qeveria e Kosovës nuk do t’i ketë 36 muaj kohë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për “Trepçën”, ashtu siç kishte pretenduar në kohën kur kishte reaguar për të parandaluar likuidimin e saj.
Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme ka vendosur që të prolongojë afatin për dorëzimin e planit të riorganizimit të “Trepçës” deri më datën 1 nëntor 2016.

“Gjykata e konsideron të përshtatshme zgjatjen e afatit për dorëzimin e planit të riorganizimit deri në periudhën maksimale në dispozicion. Meqë shpallja e njoftimit për afatin e fundit të kërkesave ishte shpallur më 1 nëntor 2013, tridhjetë e gjashtë muaj skadojnë më 1 nëntor 2016. Me qëllim që gjykata të mbajë kontroll mbi procedurat, Agjencia duhet të parashtrojë raportet lidhur me gjendjen e tanishme të punëve në çdo tre muaj”, thuhet në aktvendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.kohaislame
Artikulli paraprakFati i ushtrisë në duar të ndërkombëtarëve
Artikulli vijuesMinistria e Bujqësisë rritë subvencionimin për grurë, misër, luledielli dhe për lopë qumështore