Fati i ushtrisë në duar të ndërkombëtarëve

0
209
Projektligji për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës pritet që javën e ardhshme të prezantohet para kabinetit qeveritar.
 
Kështu ka thënë ministri i FSK-së, Haki Demolli.
Por, ekspertët e çështjeve të sigurisë këtë proces e kanë quajtur sfidues.
 
Ramadan Qehaja dhe Naim Maloku kanë deklaruar për ‘Epokën e re’ se fati i ushtrisë së Kosovës është në duart e bashkësisë ndërkombëtare.
 
Sipas tyre, vetëm me presion të ndërkombëtarëve ndaj Serbisë, Lista Serbe mund t’i përkrahë ndryshimet e nevojshme për formimin e Forcave të Armatosura.