Qeveria në seancë e miratoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për akcizat me të cilin propozohet rritje e lartësisë së akcizës së derivateve dizel të cilat përdoren si lëndë djegëse dhe të ekstra vajit të lehtë për amvisëri që përdoret si derivat për ngrohje, për tre denarë.
Siç u kumtua paraprakisht rritja e akcizës propozohet nga 1 janari i vitit 2018, ndërsa efekti i pritur në buxhetin për vitin e ardhshëm është 1,6 miliardë denarë.
Rritjen e akcizës së naftës Qeveria e propozoi si ndryshim adekuat të rregullativës tatimore. Madje, efektet nga kjo masë janë rritja e të ardhurave buxhetore, harmonizimi me standardet evropiane dhe rregullativat e Bashkimit Evropian, si dhe mbrojtja e mjedisit jetësor, gjegjësisht ulja e ndotjes.
Efekti nga rritja e akcizës së naftës në mënyrë adekuate është shprehur edhe në rritjen e pritur të së ardhurave nga TVSH-ja për rreth 350 milionë denarë, që është projektuar në Propozim-buxhetin për vitin 2018.