Qeveria Thaçi është në gjendje “kome”

Zogaj thotë se në këtë situatë të gjithë janë për rrëzimin e qeverisë, si e vetmja mënyrë e daljes nga jostabiliteti qeverisës i vendit.

Qeverisë së Kosovës i është ngushtuar koha e veprimit dhe ekzistencës. Pas vendimeve të djeshme që PDK-ja të refuzojë kërkesën e AAK-së për koalicion, si dhe pajtimit të kryeministrit Hashim Thaçi me Isa Mustafën dhe Behgjet Pacollin që të përfundohet reforma zgjedhore dhe kushtetuese, duket se vendi po shkon drejt krizës qeverisëse dhe se do të varet nga partitë opozitare se sa do të jenë të gatshme që ta rrëzojnë këtë qeveri.

Qeveria zyrtarisht ka numër më të vogël se sa shumica e nevojshme parlamentare prej 61 votave për ta qeverisur vendin, por ajo mungesën e këtyre votave llogarit se e kompenson me votat e disa deputetëve, kryesisht minoritar, të pa grup parlamentar, që ta votojnë në rrethana të kërkimit të mosbesimit. Por, pas krizës së shkaktuar nga Jakup Krasniqi brenda PDK-së, situata është më e ndjeshme, dhe opozita mund ta rrëzojë jo me shumë vështirësi qeverinë.

Por, ndodhitë e reja, kanë hapur mundësinë për më shumë kombinatorika koalicionesh, njëri më i paprituri mund të ishte, LDK me Vetëvendosjen, për procesin e ardhshëm zgjedhor, por edhe pas bërjes zyrtare të PDK-së, si parti e djathtë e qendrës, nuk mund të përjashtohet një koalicion i sërishëm i këtyre dy forcave politike, LDK-PDK.
Më e keqja
Se a duhet të rrezohet qeveria, se a mund ta bëjë këtë opozita, pse po dhe pse jo, dhe a është i mundshëm një koalicion LDK-VV, apo LDK synon koalicion me PDK-në flasin dy analistë.kohaislame

Artikulli paraprakSi u shëmtua Kosova dhe populli i saj
Artikulli vijuesTakim i (pa) rëndësishëm mes Jahjagës dhe Nikoliqit