Është shqyrtuar raporti vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Shqetësuese mbetet për Faton Topallin, kryetar i këtij Komisioni, se 77 për qind të organizatave buxhetore vlerësojnë se kontrolli i brendshëm bëhet pjesërisht.
108 organizata kanë obligim të raportojnë për kontrollin e brendshëm për financat publike, por prej tyre kanë raportuar 95 organizata. Deputeti Avdyl Imeri tha se organizatat buxhetore duhet përmirësuar menaxhimin e kontrollit financiar.
Dhe sipas tij këto organizata nuk kanë komoditet për auditim. Derisa, Naim Fetahu u interesua të dijë për pavarësinë e punës së auditorëve në kontrollin e brendshëm, drejtori i Auditimit të Brendshëm, Kosum Aliu, tha se ka qenë vetëm një rast ose një auditor që nuk i është bindur urdhrave të shefit të tij.
Kosumi ndër të tjera tha se sfidë mbetet ngritja e llogaridhënies së organizatave buxhetore për financat publike. Po ashtu sipas tij ka mungesë të numrit të auditorëve të brendshëm.
Aliu tha se ndër sfidat tjera është se shumica e organizatave buxhetore nuk kanë regjistrat e rreziqeve në këtë fushë.
Aliu duke raportuar në këtë Komision tha se prej rekomandimeve kanë mbetur rreth 100 pa u implementuar. Edhe Ali Sadriu anëtar ngriti çështjen e organizatave buxhetore të cilat sipas tij janë 13 prej tyre që nuk kanë përmbushur pyetësorin për raportimin financiar.
You Might also Like
Parashikimi fetar deri në vitin 2050: Ateizmi do pësojë rënie, ndërsa Islami rritje
Sipas një raporti të lëshuar nga ‘Pew Research Center’, deri në fund të shekullit, për…
By
3 Min Read
Antimyslimanizmi i panevojshëm i Mustafa Nanos
Në emisionin e tij të fundit “Zululand” në “TemA TV”, gazetari Mustafa Nano ka trajtuar…
By
2 Min Read
Erdogan ripohon mbylljen e shkollave parapërgatitore të Gylenit
Kryeministri i Turqisë Rexhep Tayip Erdogan ripohoi të shtunën se qeveria do të mbyllë të…
By
1 Min Read
800 të burgosur palestinezë i bashkohen grevës së urisë
Të burgosurit palestinez deklaruan të martën se gati 800 palestinezë në burgjet izraelite në Rimon,…
By
1 Min Read
Për një javë 9 të vdekur në aksidente trafiku
Vetëm për një javë kanë humbur jetën nëntë persona në aksidente trafiku që kanë ndodhur…
By
4 Min Read
Mimoza paguan 4 milionë euro borxh të Pal Lekës
Komuna e Gjakovës ka arritur të paguajë rreth 4 milionë euro borxh nga 6 milionë,…
By
4 Min Read
