Qeveria turke tashmë ka njoftuar se e ka nën kontroll të plotë qytetin e Ankarasë.
Al Jazeera raporton se qeveria turke tashmë është duke e kontrolluar tërësisht Ankaranë.
Para pak orësh forca të shumta ushtarake ishin koncentruar pikërisht në Ankara dhe Stamboll, porse tashmë disa ushtarë janë arrestuar ndërsa të tjerët kanë dezertuar duke u larguar kështu nga tendenca për të kryer puq.