Intensifikohen marrëdhëniet Turqi-Egjipt

Marrëdhëniet Turqi-Egjipt jetojnë një nga periudhat më të mira në historinë e tyre.

Presidenti i Egjiptit, Muhamed Mursi të dielën vjen në Ankara për një vizitë pune.

Presidenti egjiptian do të marrë pjesë në punimet e Kongresit të partisë AK që do të mbahet në 30 shtator në Ankara.

Gjatë kësaj vizite njëditore Mursi do të ketë takime të ndara me Presidentin Abdullah Gyl dhe Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan.

Planifikohet që në kuadër të vizitës Mursi të realizojë një takim edhe me biznesmenët e të dy vendeve.

Ndërkaq vazhdojnë punimet për nënshkrimin gjatë kësaj vizite të marrëveshjes së kredisë me vlerë 2 miliardë dollarë që Turqia do ti japë Egjiptit.

Pas vizitës së Mursit ndërmjet Turqisë dhe Egjiptit do të ketë një seri vizitash dhe takimesh të nivelit të lartë.

Pritet që në muajt në vijim ta vizitojnë Egjiptin edhe Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan dhe Presidenti Abdullah Gyl.

Pas këtyre vizitave parashikohet të realizohet vizita zyrtare e Presidentit të Egjiptit në Turqi./trt/kohaislame

Artikulli paraprakMbreti Abdullah inauguron zgjerimin më të madhë të bërë ndonjëherë të xhamisë së Medines
Artikulli vijuesObama: Ata që e urrejnë Amerikën të izolohen