Qeveria vazhdon me emërimin e zëvendësministrit të radhës

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me emërimin e zëvendësministrit të radhës.

Ka vendosur që minisitrisë së Infrastrukturës, që drejtohet nga Pal Lekaj t`ia shtoj edhe një zëvendësministër dhe në ministrinë e Diasporës, Naim Qelaj.

Fehmi Mujota është zëvendësministri i tretë në MI.

“Zëvendësministri emërohet për mbështetjen e ministrit të Infrastrukturës dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktivitetve në fushat e përcaktuara nga ministria…”, thuhet në vendim.

Ndërsa Naim Qelaj është zëvendësministri i pesë në ministrinë e Diasporës.

Këtë vendim kryeministri Haradinaj e ka marr gjatë ditës së djeshme. Ndër tjerash në vendim thuhet se zëvendësministri Qelaj, është i obliguar që brenda tridhjetë dite të bëjë deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK)

Artikulli paraprakAs Nisma nuk do ta votojë Demarkacionin
Artikulli vijues5 arsye që duhet të përdorni ujë më shumë