Elmedin Memishi
Lojtari i kombëtarës Shqiptare Mërgim Mavraj dje ka refuzuar fanellën e kombëtarës, ku reklamohet një far lloj “birre”. Deklarata e Mavrajt ka hapur shumë debate në opinion por edhe tek disa persona që kanë “harastisur” veten ta quajnë gazetar dhe njerëz të pa gabueshëm. Këta persona, nga dje kanë vjellur “vrer” kundër Mavrajt se pse ai ta refuzoj fanellën që reklamon “birrën”, vetëm pse feja Islame po e ndalon një gjë të tillë.
Këto persona nuk janë islamofoba, sepse islamofob është term shumë i butë por janë antiislamista të përbetuar, të “ushqyer” nga qarqet sllave nga Beogradi, vetëm për të bërë përçarje në fe dhe për ta prezentuar Islamin si një fe e ashpër dhe fe prodhuese e të keqës e nënçmuese e gjërave “të mira”. Nuk më habit antiislamizmi i shtetit të Kosovës, por më habit “fraerllëku” i disa “gazetarëve” edhe këtu në Maqedoni që kanë dëshirë të ndjekin rrugën sllave e sahanlëpyrse të Beogradit, duke tentuar të tregojnë pak mendjemadhësi të injorojnë Mavrajn dhe fenë të cilës ai i përket! Këta janë fundrina dhe “flliqtana” por pa mjekra, se këta me mjekra ata i quajnë “flliqtanët me mjekra”! E ju që keni gjak dhe frrymë antikombëtare dhe fetare ne nuk kemi faj, faj është edhe i prindërve tuaj, sepse jeni gjithë djem të UDBASHËVE! Të akuzosh Mavrajn aq rëndë është edhe cenim i të drejtës së njeriut, se çfarë feje ka ai apo unë, se çfarë besoj unë apo ai është çeshtje private…, ANTIISLAMIZMI PO SHTOHET!