Të paktën gjashtë persona janë lënduar në një marsh të komunitetit LGBT në Jerusalem, njoftojnë mediat lokale duke cituar policinë dhe ekipet mjekësore. Sulmuesi i dyshuar, një ultra-ortodoks izraelit, është arrestuar.
Policia tha se gjashtë persona janë lënduar.
‘The Jerusalem Post’ raporton se dy pret të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
18 vjeçari Zoe Schochet, i cili ishte pjesëmarrës në paradë, ka folur për viktimat, kur sulmuesi i qëlloi prapa shpine.
“Ishte shumë e frikshme”, tha ai.