Rada: Ivanoviqi kishte informuar BIA-n se nga po i vinte rreziku

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se lideri i Iniciativës Qytetare (SDP) Oliver Ivanoviq, kishte njoftuar edhe Shërbimin Informativ të Serbisë ndryshe i njohur si BIA, për personat nga të cilët i kanosej rreziku.

Siç ka thënë ajo, Ivanoviq brengat e tij ia kishte përcjellë edhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, si dhe bashkësisë ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

 

Ajo këto komente i bëri gjatë një interviste dhënë “Danas”, duke shtuar se për dyshimet që e preokuponin kishte informuar drejtorin e BIA-së Bratisllav Gashiqin, Vuçiqin dhe bashkësinë ndërkombëtare, dhe e gjithë kjo kishte ndodhur dy apo tri ditë para se të vritej.

“Ne sot nuk kemi asnjë deklaratë, për shembull të presidentit të Serbisë, i cili kishte informacione nga drejtori i BIA-së dhe agjencinë që ai e menaxhon. Në anën tjetër sa i përket gëzhojave të plumbave që janë shumë të rëndësishme për hetimin pasi gjenden gjurmët e gishtave, flet për mungesë serioziteti të hetimit, sa i përket vullnetit që të kapen personat që kanë kryer këtë krim”, ka deklaruar Trajkoviq. /Telegrafi/

Artikulli paraprakPresidenti Thaçi: Gjermania është një partner strategjik i Kosovës
Artikulli vijuesKosova është përfituese e grantit nga BERZH për rehabilitimin e hekurudhës