Rada Trajkovic: Vucic u pajtua për themelimin e Ushtrisë së Kosovës

Në protestën e fundit në Beograd kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur edhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq.

Trajkovqi ka adresuar kritika të rënda në drejtim të klasës politike serbe në pushtet, veçmas ndaj presidentit Vuçiq.

Siç raportojnë mediat serbe, Trajkoviq akuzoi përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë dhe presidentin Vuçiq, duke thënë se shkaku i tyre serbët po shpërngulen nga Kosova.

“Ne nga Kosova nuk kërkojmë shumë, ne kërkojmë që serbët të mos kenë frikë nga serbët, dhe se ne kemi frikë nga Vuçiqi në pushtet”, tha Trajkoviq, përcjell Telegrafi.

Ajo po ashtu kërkoi nga Vuçiq që të ekstradojë nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiqi, si të dyshuar për vrasjen politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Ish-deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, ka shkuar edhe më larg në akuzat ndaj presidentit serb, duke thënë se Vuçiqi është pajtuar me formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Presidenti serb është pajtuar me formimin e Ushtrisë së Kosovës me kushtin që ajo të jetë vetëm deri në Ibër. Ky kusht, siç po shihet, nuk do të respektohet, kurse po shihet dëmi i nënshkrimit të tij bllanko për heqje dorë nga ne poshtë lumit Ibër. Alekdandar Vuçiq e ka rrumbullakuar pavarësinë e Kosovës. Për këtë ai duhet të ndiqet penalisht”, tha Trajkoviq.

Thuhet se protesta në Serbi do të ketë edhe më 17 janar, në ditën kur në Beograd do të vijë presidenti rus Vladimir Putin. /Telegrafi/

Artikulli paraprak“The Guardian”: Mafia shqiptare kontrollon tregun e kokainës në Londër
Artikulli vijuesTokat milionëshe të “Burdushit”