800 afganë humbin jetën në rrugën e tyre drejt Evropës

Ministria për çështjen e emigrantëve në Afganistan, njoftoi se 4 mijë afganë vitin e kaluar i janë drejtuar Evropës dhe prej tyre 20% kanë humbur jetën.

Eslamudin Xherat, zëdhënës i ministrisë për çështjet e emigrantëve në Afganistan kat hënë se pamundësia e qeverisë së Kabulit për të hapur vende pune ka detyruar shtetasit afganë dhe sidomos të rinjtë që të largohen nga vendi dhe në mënyrë ilegale tu drejtohen vendeve evropiane.
Sipas tij shumë nga refugjatët afganë janë mbytur në ujërat e Greqisë dhe Turqisë.
Ai ndër të tjera tha se në bisedimet me ministrinë e brendshme të Gjermanisë është rënë dakord që kthimi i refugjatëve të bëhet në mënyrë vullnetare.
Sipas tij Gjermania ka premtuar se do të ndihmojë refugjatët afgane për 4 vite nëse ata në mënyrë vullnetare pranojnë të kthehen në vendin e tyre. në vitin 2014 150 mijë afganë kanë bërë kërkesën për azil në Gjermani dhe pothuajse në ditë 1 mijë afganë i drejtohen këtij vendi.
Artikulli paraprakNjë aeroplan pa pilot i SHBA-së u rrëzua në Turqi
Artikulli vijuesRezistenca në Gaza është e gatshme të përballet me regjimin sionist