Kryebashkiaku i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme të forcave speciale të policisë së Kosovës, njësitin ROSU, nga veriu i Kosovës.
Rakiq, në një deklaratë për “Tanjugun”, ka thënë se nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kërkon që të shtojnë presionin ndaj Prishtinës zyrtare në mënyrë që të tërhiqen nga veriu i Kosovës forcat e njësive speciale të Policisë së Kosovës, transmeton Koha.net.
“Ardhja e njësiteve ROSU në veri të Kosovës, destabilizon gjendjen dhe përkeqëson procesin e Brukselit”, ka thënë ai.
Rakiq ka thënë më tej se ardhja e ROSU-t në veri “mund të nxis reagimin e serbëve dhe bllokimin e rrugëve”.