Rama i kundërpërgjigjet Nanos

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i cilësoi akuzat që Fatos Nano ka bërë në adresë të tij, të neveritshme dhe mllefe primitive, të cilat nuk i shkojnë për shtat një individi që aspironte të bëhej president. Sipas Ramës, PS nuk ka nevojë për ish-liderin e saj, pasi ajo është dhe do jetë fituese edhe pa të në zgjedhjet e 2013.

‘Unë nuk dua të humbas kohë me komente të këtyre, që nuk di si ti quaj, që janë të neveritashme, këto shfrime të një mllefi primitiv që nuk kanë lidhje as me mua, as me PS, por kanë lidhje me paaftësi për të menaxhuar emocione negative që më vjen keq. Ka vetëm një gjë për një unifikim, që është unifikimi i popullit shqiptar nën liderin e PS, se unifikimi i të majtës është me shumë cen dhe boshllëqe në pikëpamje të trajtimit të realitet’,- theksoi Rama në një intervistë për Neës24.

Sipas tij, në krye të PS ka bërë gabime zemre dhe jo për shkak të pavetëdijes apo dashakeqe dhe se sipas Ramës të gjithë janë të gabueshëm.

Lideri historik i të majtës, themeluesi i Partisë Socialiste Fatos Nano, në 21 vjetorin e krijimit të PS-së deklaroi se Edi Rama është i vetmi njeri që i ndan sot socialistët nga themeluesi i tyre.

Nano, i cili humbi garën presidenciale për shkak të mosmbështetjes nga kreu i PS-së, akuzon Edi Ramën se që ditën kur ka vënë këmbë në krye të partisë ka shkaktuar vetëm humbje, humbje, dhe humbje.

“I vetmi që na ndan ne sot është vetëm ai njeri që e quan veten Kryetar të Partisë Socialiste, edhe pse ai që ditën që ka vënë këmbë në krye të partisë sonë, ka shkaktuar veç humbje, humbje, dhe humbje. Edi Rama sot ju ka shkaktuar juve të dashur socialistë humbjen e rradhës. Beteja, qëndrimi dhe strategjitë e tij noprane, pamend dhe prej arlekini, i dhuruan Sali Berishës fitoren e rradhës, duke i lënë fushë të lirë Berishës që ta zgjedhë vetë Presidentin që donte”, thekson Nano, në një deklaratë të bërë publike nga lëvizja e tij. (INA/kohaislame

Artikulli paraprakNëse fëmija juaj…
Artikulli vijuesBujar Nishani: Ja si u bëra President