Kryeministri shqiptar Edi Rama duke qenë mysafir në emisionin “Zona e debateve” në televizionin Klan Kosova, deklaroi se shpreson që Donald Tramp nuk do të zgjedhet president i SHBA-së.
“Mos dhashtë Zoti, Amerika ta zgjedh Trampin për president”, deklaroi Rama.
Sipas tij, nëse Tramp zgjedhet president, do të keqësohen marrëdhëniet diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë.