Rama në Uashington merr mbështetjen e USAID për projektin e lëndëve për fenë në shkolla

Kryeministri, Edi Rama, i cili ndodhet për një axhendë zyrtare në ShBA, është ndalur në Uashington, pikërisht në zyrat qendrore të USAID.
Ai është takuar me Administratoren e Përgjithshme të USAID, Gayle Smith. Kreu i qeverisë e ka njohur Smith me reformat e ndërmarra nga qeveria. Ndërkohë që nga ana e saj, ajo e konsideroi Ramën një lider me vizion.  Ndër të tjera, ajo ka ofruar mbështetje për projektin e mësimeve fetare ne shkolla. “Mbështetje për projektin besimet fetare në mësimet shkollore; kjo një nisëm tepër inteligjente; Një brez i edukuar mbi besimet fetare vështirë të bjerë pre e ekstremizmit; Ekstremizmi një problem madhor kudo”, ka thënë ajo.     

Kreu i qeverisë në takimin në zyrat e USAID, ka kërkuar, nxitje të bashkëpunimit për Qendrën Rajonale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Tiranë. “Vazhdimi i modernizimit të shërbimeve publike, mënyrë efikase për luftë ndaj korrupsionin”, mësohet të jetë shprehur Rama.

Artikulli paraprakNëse me të vërtet dëshironi të dini çfarë njeriu është, bëji këtë pyetje
Artikulli vijuesBilall Kasami: Falja e kriminelëve është krim (VIDEO)