Rama shkarkon ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani

Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, gjate nje konference me teme "Drejtesia ne Kendveshtrimin Kushtetues", me rastin e Dites Kombetare te Drejtesise./r/n/r/nMinister of Justice Ylli Manjani, during a conference on "Justice in the Constitutional perspective" on the occasion of the National Day of Justice.

Shkarkimi i tij është konfirmuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, ndërkohë propozimi për ndryshimin thuhet se i është përcjellë Presidentit të Republikës Bujar Nishani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka firmosur sot shkarkimin nga detyra të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani dhe propozimin për emërimin në këtë detyrë të Petrit Vasilit nga radhët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkarkimi i tij është konfirmuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, ndërkohë propozimi për ndryshimin thuhet se i është përcjellë Presidentit të Republikës Bujar Nishani.

Më herët, Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama i cili zgjati më shumë se 40 minuta.

Pas takimit me kryeministrin, kreu i Kuvendit, Ilir Meta thirri në takim kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ministrin e Transporteve, Sokol Dervishaj dhe atë të Integrimit, Klajda Gjosha.

Nga ana tjetër ministri i shkarkuar Ylli Manjani në një dalje për mediat sot në mesditë ka hedhur kritika të ashpra kundër qeverisë së vendit dhe kryeministrit Rama duke vënë në dukje se është i nderuar që është shkarkuar.

Artikulli paraprakMehmedi: Ky është fundi i Gruevskit në skenën politike
Artikulli vijuesZaev pret që presidenti Ivanov t’i jap mandatin për formimin e qeverisë së re