Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij grek, Alekis Tsipras në Davos.
Ka qenë vetë Rama që ka publikuar videon e takimit, ku shkruan: ” Davos – Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh; në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen”.
Sipas Ramës, objektivi i përbashkët finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë.