Ramadani: Absurde, ministri i Ekologjisë është nga Tetova, ky qytet helmohet !

Ndotja rekord në qytetin e Tetovës vazhdon të jetë temë dite në diskutimet e analistëve, jo vetëm në median e shkruar dhe vizive, por edhe në rrjetet sociale.

Analisti Ramadan Ramadani habitet me faktin se si ky qytet mund të jetë më i ndoturi në botë, kur Ministri i Ekologjisë në qeverinë e Shkupit është po nga ky qytet

“Tetova, përveç kampion botëror në listën e ndotjes, do ishte kampion edhe në ndonjë listë të absurdit pasi edhe ministri i ekologjisë i shtetit është prej të njëjtit qytet”, shkruan Ramadani në profilin e tij në Facebook.

Tetova në raportet ndërkombëtare renditet si qyteti i dytë më i ndotur në botë, ndërsa prania e grimcave të dëmshme në ajër PM10 në këtë qytet është deri në 200 herë më e lartë se norma maksimale e lejuar.

Artikulli paraprakLuani – Poezi nga Fatmir Muja
Artikulli vijuesGodet veterani i UÇK-së Adhurim Krasniqi, ka dy fjalë për Qeverinë e Maqedonisë