Raport: Lista e zezë e faqeve islamofobe shqiptare on-line

(Lista e zezë e faqeve islamofobe on-line- si dhe një përmbledhje të shkurtër mbi termin dhe kohën e shfaqjes së këtij termi.)

Në vijim do të mundohemi të japim një monitorim të bërë prej disa kohëve nga vëzhgues të ndryshëm ndaj një fenomeni në rritje prej disa kohëve, si dhe me reflektimet e tij në Shqipëri dhe më gjerë në trojet shqiptare, duke pasur parasysh këtu, se interneti dhe rrjetet e ndryshme sociale i gjenerojnë me një shpejtësi të pabesueshme fenomenet dhe trendet e ndryshme sociale. Bëhet fjalë për Islamofobinë, një fenomen dhe trend me përmasa globale, i cili ka sjellë një shqetësim të natyrshëm dhe të përligjur jo vetëm për të gjitha vendet me shumicë muslimane, por më tepër në Perëndim, ku vihet re një rritje e ndjeshme e interesimit ndaj Islamit dhe e numrit të muslimanëve, jo vetëm tek emigrantët, por edhe të vendasve. Organizma tepër të rëndësishme botërore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i kanë dhënë përparësi luftës ndaj kësaj fobie. Reflektimet e këtij trendi kanë qenë nga më të ndryshmet në trojet tona, sidomos një periudhë e vështirë ka qenë ajo e dekadës së kaluar, ku muslimanët në Shqipëri u gjendën para një trysnie të madhe mediatike në disa forma, qoftë e shkruar, qoftë elektronike. Në vijim do të gjeni një përmbledhje të shkurtuar të shpjegimit të termit Islamofobi, si dhe listën e zezë të disa faqeve shqiptare on-line që nxisin këtë frymë.

Prejardhja dhe kuptimi i termit “Islamofobi”

Fjala Islamofobi është një neologjizëm, pra një togfjalësh i përbërë nga fjalët Islam dhe fobi (gr.ant. frikë). Më 1996 Runnymede Trust ngriti Komisionin e Muslimanëve Britanikë dhe Islamofobisë (Commission on British Muslims and Islamophobia) të kryesuar nga prof. Gordon Konuej (Gordon Conway), zv/kancelari i Universitetit të Saseksit (Sussex). Raporti i tyre “Islamofobia: Një sfidë për të gjithë ne” u lëshua në nëntor 1997 nga Sekretari i Brendshëm britanik Xhek Strou (Jack Straw). Në këtë raport islamofobia shihet nga ky komision si “një  këndvështrim apo botëvështrim, që përzien frikën dhe antipatinë e pathemeltë ndaj Muslimanëve, e cila përfundon në praktikë me përjashtim dhe diskriminim. Në të kundërt të asaj që mendohet se është një fobi individuale dhe psikologjike, sipas profesorëve të religjionit Peter Gotshalk dhe Gabriel Grinberg (Peter Gottschalk and Gabriel Greenberg) Islamofobia ka marrë konotacionet e një ankthi social ndaj Islamit dhe Muslimanëve.

Islamofobia si term nënkupton paragjykimet, urrejtjen dhe frikën irracionale ndaj Islamit dhe Muslimanëve. Në vitin 1997, British Runnymede Trust e përkufizoi islamofobinë si “frikë dhe urrejtje ndaj Islamit dhe për pasojë frikë dhe antipati për të gjithë Muslimanët”, duke shpallur gjithashtu, se kjo i referohet praktikave të diskriminimit ndaj Muslimanëve, duke i përjashtuar ata nga jeta shoqërore, publike dhe ekonomike e një kombi apo shteti. Këtu përfshihen edhe perceptimet, se Islami nuk ka vlera të përbashkëta me kulturat e tjera, është inferior ndaj Perëndimit, dhe është një ideologji politike e dhunshme, më tepër se sa një religjion. Profesoresha e Historisë së Religjioneve Eni Sofi Roald (Anne Sophie Roald) ka deklaruar në “Stockholm International Forum on Combating Intolerance”, se Islamofobia është pranuar si një formë e intolerancës së bashku me ksenofobinë dhe antisemitizmin.

Islamofobia si term nënkupton paragjykimet, urrejtjen dhe frikën irracionale ndaj Islamit dhe Muslimanëve.

Në një konferencë ku ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan, Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut Meri Robinson (Mary Robinson),  Sekretari i Përgjithshëm i OSCE Jan Kubis, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Evropës arritën të lëshojnë një deklaratë për të luftuar “genocidin, spastrimet etnike, rracizmin, antisemitizmin, Islamofobinë dhe ksenofobinë, dhe të luftojnë të gjitha format e diskriminimit racial dhe të intolerancës që kanë të bëjnë me të.”

Një trend këmbëngulës dhe në rritje u konstatua gjatë viteve 2000, dhe nga shumë komentatorë iu atribua sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork, ndërsa shumë të tjerë e ndërlidhin këtë me rritjen e shpejtë të popullsisë muslimane në Perëndim, veçanërisht në Evropën Perëndimore, për shkak të nivelit të lartë të fertilitetit dhe të emigracionit. Në maj 2002 Qendra Evropiane për Monitorimin e Rracizmit dhe Ksenofobisë (Europia Monitoring Centre on Racism and Xenophobia- EUMC)- qendër mbikëqyrëse e Bashkimit Evropian nxorri një raport të titulluar: “Raport përmbledhës mbi Islamofobinë në BE pas 11 shtatorit 2001”, në të cilin përshkruante një rritje të incidenteve islamofobike në shtetet anëtare të BE-së pas 9/11. Megjithëse termi ka fituar një qytetari të gjerë dhe përdorim kudo; edhe termi, edhe koncepti kanë marrë kritika të ndryshme.

Është e vërtetë që ky term ka marrë qytetarinë shqiptare, porse këtu në Shqipëri është një terren krejt i ndryshëm nga Perëndimi. Islami, pavarësisht nga etiketimet e ndryshme të bëra nga historianët, gazetarët dhe opinionistët vendas, ka hyrë thellë në traditën shoqërore shqiptare, pjesë të të cilave nuk i shkuli dot as regjimi komunist 45 vjeçar. Shtypi dhe mediat elektronike të dekadës së kaluar u shprehën me terma dhe me një gjuhë krejtësisht armiqësore ndaj shtresës muslimane. Tendenca të tilla po vërehen sot edhe në trevat shqiptare të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, si edhe në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc. Për këto, si dhe për arsye se ky është një nga qëllimet kryesore të Forumit Musliman të Shqipërisë, e kemi përgatitur këtë listë. Për të pasur një informacion më të hollësishëm mund të ndiqni edhe monitorimin e bërë dekadën e kaluar nga Roald A. Hysa në librin “Mediat e shkruara dhe Muslimanët Shqiptarë”, Tiranë 2006, www.xhamiakokonozit.com.

Lista e zezë e faqeve islamofobe on-line

Lista e zezë e faqeve shqiptare on-line që nxisin Islamofobinë duke postuar vazhdimisht shkrime dhe komente qartësisht islamofobe, raciste dhe urrejtje-nxitëse. Këto faqe botojnë qëllimisht shkrime qëllimi i të cilave është sulmi ndaj muslimanëve shqiptarë, trashëgimisë së tyre fetare, dhe Islamit në përgjithësi. Këto shkrime përmbajne fyerje, sharje, shpifje dhe të pavërteta rreth Fesë Islame, profetit Muhamed a.s. , figurave dhe personaliteteve muslimane shqiptare, si dhe ndaj besimtarëve të thjeshtë muslimanë. Ka shkrime që shkojne deri aty sa venë në dyshim atdhedashurinë e shqiptarëve muslimanë, duke i etiketuar këta si turq e arabë, ose bëjnë thirrje për dëbimin e tyre.

Ne gjykojmë që shkrime të tilla kërcënojnë harmoninë fetare në Shqipëri, mbjellin përçarje e urrejtje fetare, cenojnë të drejtat e qytetarëve muslimanë shqiptarë, dhe për këto arsye ato duhen dënuar e denoncuar.

Formati është si më poshtë:

Emri i faqes

Linku

(Shembuj shkrimesh islamofobe)

Zemra Shqiptare

http://www.zemrashqiptare.net/

(http://www.zemrashqiptare.net/article/Editorial/26466/)

Kosova tek Albemigrant

http://kosova.albemigrant.com/

(http://kosova.albemigrant.com/?p=6475)

Gazeta 55

http://www.gazeta55.al/

Revista Drini

http://www.revistadrini.com/

(http://www.revistadrini.com/2012/03/26/valentin-brucaj-xhamia-e-re-ne-tirane-tentative-per-ti-dhene-shqiperise-nje-imazh-islamik/)

Forumi Katolik
http://www.forumikatolik.net/
(http://www.forumikatolik.net/shoëthread.php?t=12578)

Tribuna Shqiptare

http://tribunashqiptare.net/
(http://tribunashqiptare.net/?p=5879)

Lista gri e faqeve shqiptare on-line, që shfaqin tendenca të herëpashershme islamofobie. Këto faqe botojnë herë pas here shkrime fyese apo denigruese ndaj Islamit dhe muslimanëve shqiptarë, ose përzgjedhin apo selektojnë të botojnë vetëm ato lajme nga bota, që kanë të bëjnë me aspekte negative të muslimanëve nëpër botë, qofshin këto lajme edhe të pavërteta, ose të paverifikuara, ose të shtrembëruara, me qëllim që të krijohet një ide dhe atmosfere negative ndaj muslimanëve dhe Fesë Islame në përgjithësi.

Gazeta Express

http://www.gazetaexpress.com/

(http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,68119)

Agjencia e Lajmeve Sot

http://sot.com.al/

(http://sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=2966:kryeimami-shqiptaro-kosovar-ne-norvegji-refik-gerbeshi-atentatori-anders-behring-breivik-dhe-agjenda-islamike-ne-norvegji-dhe-shqiperi&catid=87:koment-a-analize&Itemid=539)

Gazeta Shekulli

http://www.shekulli.com.al/shekulli/

(http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/08/25/dy-shqelma-dhe-perjashta/)

Forumi Agim Gashi
http://agim.poeticforum.com/forum
(http://agim.poeticforum.com/t19213-nje-pyetje-nga-ilir-dardani-a-eshte-gjergj-kastrioti-hero-i-te-gjithe-shqiptareve-iii?highlight=ilir+dardani)

Blogu Stop Injorancës
http://stopinjorances.blogspot.com/
(http://stopinjorances.blogspot.com/2011/04/shqiptari-shnderron-bordellon-ne-xhami.html
http://stopinjorances.blogspot.com/2009/09/islamiket-ndalojne-beyonce.html/
http://stopinjorances.blogspot.com/2010/01/cfare-mesojne-femijet-ne-arabine.html)

Faqja Ateistët

http://ateistet.org/
(http://ateistet.org/lajme/arabi-saudite-femrat-do-te-mbulojne-dhe-syte
http://ateistet.org/lajme/pakistan-gjenden-68-studente-islamike-te-lidhur-ne-bodrum)

Faqja Rrezore.com

http://rrezore.com/

(http://rrezore.com/me-myslimane-kunder-shqiptareve/)

Ky shkrim u përgatit nga Armir Taraj dhe Roald A. Hysa

Observer.al

Artikulli paraprakKosovë-Shqipëri, hekurudha projekt i së ardhmes
Artikulli vijuesDeklaratë nga Kohaislame.com