Raportet e Brukselit: Kadri Veseli “bën ligjin” në qeveri e PDK

Raportet e Bashkimit Evropian të ardhura muaj më parë nga Brukseli, dëshmojnë për ekzistencën se partitë politike ende kanë shërbimet e tyre sekrete.

Edhe pse SHIK-u i afërt me PDK-në nëpërmjet drejtuesit të saj Kadri Veseli në qershor 2008 kishte deklaruar se organizata SHIK-u përfundon misionin dhe aktivitetin e saj. Dokumentet e publikuara nga ish anëtari i SHIK-ut, Bekim Haxhiu – Kamishi, në parlamentin e Kosovës, ku pretendonte se kishte dëshmi të mbledhura me rrugë operative të fshehta se gjoja Albin Kurti ishte i afërt me serbët, kanë zgjuar mëdyshjen e shumë zyrtarëve vendor dhe ndërkombëtar se SHIK-u i PDK-së në njëfarë mënyre ende s’ka pushuar.

Sipas raportit, Kadri Veseli, shef i SHIK-ut/ PDK-së nuk ka ndonjë vend zyrtar pune. Fjala e tij ka peshë të pakontestueshme tek qeveritarët e Kosovës, të cilët automatikisht i thonë “amen”. Qëndrimi në hije i tij nënkupton se aktiviteti prej urithi vazhdon.

Ai eshte nje njeri i mbuluar me shumë mistere, një ditë papritur dhe “gabimisht” u shfaq në sallat e gjykatës në Prishtinë derisa zhvillohej procesi “Nazim Bllaca” për krimet që ka kryer SHIK-u ndaj qytetarëve të Kosovës pas 1999-ës./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakUNICEF: NJË NË GJASHTË FËMIJË GREKË JETON NË VARFËRI
Artikulli vijuesFshati ku lindin pothuajse vetëm binjakë